Pasi u dha drita e gjelbër nga qeveria britanike për zhvillimin e garës së Silverstone, probleme tjera kanë lindur, të cilat e rrezikojnë zhvillimin e kësaj gare.

Raportime të ‘BBC Sport’ bëjnë të ditur se Formula 1 dhe Silverstone janë ‘cakrruar’ në çështjen e të hollave.
F1 beson se Silverstone ka kërkesa të paarsyeshme në shumën e parave, për të zhvilluar garën.
Silverstone do të mbante garën në dy vikende radhazi, pra më 19 dhe 26 qershor.
Silverstone raportohet të kenë kërkuar 15 milionë funte për të organizuar këto gara.
Mbetet të shihet nëse F1 dhe organizatorët e garës së British GP do të gjejnë marrëveshje.

