Brentford dhe Fulham sonte luajnë finalen e play-off në ‘Wembley’ për t’u ngjitur në elitën e futbollit anglez.

Dy skuadrat londineze zhvilluan një sezon të mirë, sidomos Brentford që kishte shansin të ngjitej direkt sikur ta fitonte ndeshjen e fundit të Championship ndaj Barnsley, transmeton lajmi.net.
Gjithsesi, kjo skuadër mposhti në gjysmëfinale të play-off Swansean me rezultat 3:2 në të dyja ndeshjet.
Fulham eliminoi Cardiffin me rezultatin e përgjithshëm 3:2.
Takimi i sontëm fillon në orën 20:45. /Lajmi.net/

