Braithwaite: Do të jem në mesin e realizatorëve më të mirë, askush nuk stërvitet sikur unë

Braithwaite, lojtari që iu bashkua skuadrës së Barcelonës pas merkatos së dimrit, beson se do t’ia arrijë të lë gjurmë te Barcelona.

Danezi ka shprehur besimin se do të jetë një nga golashënuesit më të mirë në La Liga, dhe beson se askush nuk stërvitet më fort se ai.

“Unë duhet të jem titullar në skuadër dhe të jem golashënues”, ka thënë Braithwaite, transmeton lajmi.net.

“Kur luan për Barcelonën, ti ke shumë shanse, nuk ka dyshim që e shoh veten duke shënuar shumë gola dhe të jem në mesin e golashënuesve më të mirë në skuadër dhe në ligë. Kjo është arsyeja pse jam këtu”, ka shtuar danezi.

“Tani jemi në pauzë, dhe unë po shoh avantazhin. Nuk besoj që dikush tjetër po stërvitet sa unë”, ka thënë ndër të tjerash anëtari i Barcës.

Braithwaite transferohej te Barcelona për 18 milionë euro, pas një krize lëndimesh te ‘Blaugrana’. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close