Bonucci: Jemi të dëshpëruar, provuam për 95 minuta

Juventus kanë parë veten të eliminohen nga Liga e Kampionëve, pasi nuk arritën më shumë sesa një barazim 2:2 (nga dy ndeshjet) kundër Lyon.

Pas eliminimit, disa fjalë ka thënë Leonardo Bonucci, i cili ka thënë se skuadra provoi maksimumin për kualifikimin, por nuk ia doli.

“Ka dëshpërim, sigurisht. Ne e dinim se Lyon do të prisnin për ne me 10 lojtarë prapa, të mbyllur në gjysmën e fushës së tyre”, ka thënë Bonucci.

“Krijuam shanse, por fubolli krijon shanse pa sjellur qëllimi. Tentuam për 95 minuta, krijuam pesë raste shënimi, dhe Lyon pati vetëm një gjuajtje. U kualifikuan, i uroj ata”, ishin fjalët e mbrojtësit.

Olympique Lyon luan me Manchester City në çerekfinale, pasi këta të fundit eliminuan Real Madridin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close