Gjermani mesa duket nuk do vazhdojë aventurën me Bayern Munichun, shkruan lajmi.net.

Gazetari i Bild, Christian Falk, zbulon se Sule është i interesuar për projektin e klubit anglez, andaj nuk do vazhdojë bashkëpunimin me gjigantin gjerman.
Sules i skadon kontrata në verë, ndërsa Bayern që disa muaj ka bërë përpjekje për ta bindur të rinovojë, mirëpo nuk ia ka dal.
Falk konfirmon që Sule është i interesuar për projektin e Newcastle, pas tre javëve negociata.
Ndërkohë, transferimi do realizohet në verë kur të jetë agjent i lirë dhe jo këtë afat të janarit./Lajmi.net/

