Krasniqi publikon pamjet, Boesel bëri disa gjuajtje ilegale

Shqiptari pavarësisht që dominoi shumicën e raundeve, kështu nuk menduan arbitrit që i dhanë fitoren gjermanit, shkruan lajmi.net.

Krasniqi ka publikuar disa pamje, ku Boesel e gjuan me bërryl, që nuk është e lejuar në ndeshjet e boksit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Kjo është një nga gati 30 gjuajtjet ilegale nga Dominic Bösel më 9 tetor 2021 në Magdeburg!

Kështu e quani boks?

A është e mundur të hiqet titulli i kampionit të botës para miliona audiencës në një kanal publik ligjor?

Ku ishte gjyqtari i ringut në atë kohë dhe çfarë përgjegjësie kishte gjyqtari i ringut?”, shkroi Krasniqi.

Ndërkohë, Krasniqi e ka akuzuar Boesel edhe për doping, derisa çështjen e ka dërguar edhe në Federatën Gjermane të Boksit./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close