Puig nuk ka zhvilluar minutat e duhur nën urdhrat e Ronald Koeman, që nuk i besonte aspak, transmeton lajmi.net.

Sipas Mundo Deportivo, Puig është duke e pritur me entuziazëm ardhjen e Xavit, ngase edhe ka ndryshuar agjencinë duke dal te përfaqësuesit e teknikut spanjoll.
Dyshja Gavi dhe Pedri për momentin janë para Puig, derisa nuk dihet nëse do t’i garantohet pozita e titullarit me ardhjen e Xavit.
Nuk ishte vetëm Koeman që nuk i besonte talentit, ngase edhe Ernesto Valverde dhe Quique Setien shumë rrallë që e lejonin të ishte titullar.
Diçka është e qartë se nëse Puig dështon edhe nën urdhrat e Xavit, karriera te Barcelona do merr fund./Lajmi.net/

