Bielsa pritet të nënshkruajë kontratën e re 8 milionëshe

Trajneri argjentinas, Marcelo Bielsa është njeriu në qendër të vëmendjes, pasi arriti të kthente Leeds Unitedin në Premierligë pas 16 viteve pritje.

Bielsa u shpall kampion i Championship me Leeds, dhe qysh pas këtij suksesi kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Bielsa pritet të nënshkruajë kontratën e re, e cila do t’i sjell atij 8 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, kjo kontratë do të zgjaste qëndrimin e argjentinasit te Leeds deri në vitin 2022.

Mbetet të shihet nëse Bielsa do të vë firmën e tij në kontratën e re me Leeds. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close