Real Madrid ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri.

Në modele shumë interesante, sulmuesi Karim Benzema është shfaqur me uniformat e ardhshme të gjigantit madrilen për edicionin 2020/21, transmeton lajmi.net.
Fanella e parë vazhdon të ketë ngjyrën tradicionale të bardhë por me një përmbajtje dhe formë më ndryshe nga e kaluara.
Kurse, në të dytën, është përdorur si gjithmonë fantazia e kompanisë së veshmbathjeve sportive Adidas që e ka sjellë në version me ngjyrë të vjollcë. /Lajmi.net/


