Benjamin Imeri regjistron fitoren e 13-të në boksin profesionist në Frankfurt  

Boksieri shqiptar nga Gradeci i Gostivarit, Benjamin Imeri, ka shtuar edhe një triumf në rekordin e tij të pastër, duke arritur fitoren e 13-të në po aq duele mbrëmë në Frankfurt të Gjermanisë.

“The Bomber” mposhti 25-vjeçarin Brayan Santander nga Kolumbia, i cili në 19 duelet e mëparshme kishte 14 fitore dhe vetëm 4 humbje. Imeri dominoi plotësisht që nga raundi i parë, duke zhvilluar një paraqitje të fuqishme nën udhëheqjen e trajnerit Nelson Hysa.

Vendimtare ishte sekonda e 35 e raundit të dytë, kur Imeri, pas një serie të fuqishme goditjesh, dërgoi në dysheme Santanderin, i cili nuk ishte në gjendje të vazhdonte meçin.

Me këtë fitore, Benjamin Imeri, i mbështetur fort nga familja Tairi dhe kompania Global Immobilien, vazhdon rrugëtimin e tij pa humbje dhe ngjitet edhe më lart në skenën ndërkombëtare të boksit profesionist.

 “The Bomber” vazhdon marshimin e tij triumfues!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close