Befason presidenti i La Liga: Nëse anulohet sezoni do të ketë të rënë nga liga, por jo promovime

Tebas, njeriu që në 2019 ishte rizgjedhur në krye të La Liga, ka treguar se çfarë mund të ndodh në futbollin spanjoll, nëse sezoni anulohet.

La Liga duket se synon të vazhdojë me 16 skuadra në sezonin e ardhshëm, nëse sezoni aktual anulohet.

“Në rast se anulohet La Liga, nuk do të ketë të promovuar, por do të ketë të rënë nga liga”, ka thënë Tebas, transmeton lajmi.net.

“Por, unë jam i sigurt se sezoni do të vazhdojë”, shtoi tutje presidenti i La Liga.

Precedani i vendosur nga Holanda, ku sot u anulua sezoni, pa kampion, pa të rënë e të promovuar, ka nxitur reagime të shumta. Tebas paralajmëroi çfarë e pret Spanjën, në rast të anulimit të sezonit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close