Befasohen ekipet e mëdha në NBA, humbin Houston e Milwaukee

Miami Heat ka befasuar kryesuesit e Milwaukee, duke fituar 105-89, humbja më e thellë e skuadrës së Bucks këtë sezon.
Lojë e mirë kolektive e Miamit, me 6 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që 47 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.
Një ndeshje “normale” për Antetokounmpo, me 13 pikë e 15 rebound, duke mos dhënë atë që pritej. Fiton edhe ekipi i Indiana, që mundi 116-111 San Antonio, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fund. Brogdon me 26 pikë e Warren me 23 bënë diferencën për Indiana në këtë sfidë.

Jimmy Butler sets up Derrick Jones Jr. for the slam and your Heads Up Play of the Day! pic.twitter.com/PEbCefMf3m
— NBA TV (@NBATV) March 3, 2020

Në sekondat e fundit humbet edhe Houston, që u mposht 125-123 nga New York. Ndeshje e dominuar nga vendasit, që u shkëputën deri në 20 pikë (Barrett 27 pikë shënuesi më i mirë), ndërkohë që 59 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.
Në kahun tjetër, Harden e Westbrook realizuan 59 pikë së bashku, por që mbetën për statistikë. Skuadra e Utah Jazz, falë 28 pikëve të Bogdanovic mundi 126-113 Cleveland, ndërsa Memphis triumfoi 127-88 ndaj Atlanta, ndeshje ku 9 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë./Telesport
NBA – Rezultatet e sotme
Cleveland – Utah Jazz, 113-126
New York – Houston, 125-123
Orlando – Portland, 107-130
Atlanta – Memphis, 88-127
Miami – Milwaukee, 105-89
Chicago – Dallas, 109-107
San Antonio – Indiana, 111-116

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close