Skuadra e Bashkimit ka arritur të bëjë surprizën e xhiros së 29-të, duke mundur Shkëndijën në Tetovë me rezultat 3:2.

Në 10-të minutat e para u shënua dy gola, nga secila skuadër. Fillimisht vendasit gjetën rrjetën me Tambën, teksa Bashkimi u kundërpërgjigjë me Avornijon. Në vijim Bashkimi gjeti edhe dy herë tjera rrjetën me Nikel Orr, duke çuar shifrat në 3:1.
Shkëndija në pjesën e mbetur kishte dominimin e lojës, por nuk arriti që të shpëtojë nga disfata, duke shënuar vetëm njëherë me Ibraimin, teksa një gol tjetër u anulua për shkak pozicionit jashtë loje.
Me këtë humbje, Shkëndija tashmë distancohet në 4 pikë me kreun e renditjes që mbahet nga Vardari dhe aktualisht ka 71 pikë.
Ndërkohë në duelin e luajtur më herët, Struga arriti të merr fitore ndaj Sileksit me dy golat e Maudos dhe Maleskit, duke fituar kështu duelin për vendin e tretë./Sportmania/

