Bavarezët fituan 2:0, e që ishin tre pikë mjaft të rëndësishme në luftën për titull.

Thomas Muller (53’) dhe Leon Goretzka (90+1′) vulosën fatin e kësaj ndeshje, me bashkëlojtarët e tyre që shpërdoruan mjaft shumë raste të tjera.
Bayerni tani shkëputet me katër pikë nga pozita e dytë Dortmund, 55 respektivisht 51 pikë. Augsburg me 27 pikë zë pozitën e 14. /Lajmi.net/

