Bayer Levekuseni shtrin dorën drejt titullit të Bundesligës, trofe që nuk e ka fituar kurrë në histori. “Aspirinat” i treguan forcën Bayernit të Mynihut, një kundërshtar i drejtpërdrejtë për trofeun më të rëndësishëm në futbollin gjerman, duke e mposhtur 3-0 në “BayArena”.

Skuadra e Xabi Alonsos krijon një distancë sigurie prej pesë pikësh me bavarezët (55/50), duke marrë një avantazh të madh në garën për triumfin final.
Një ndeshje e nisur më mirë për Bayernin, që e mbylli në gjysmëfushën e tij kundërshtarin në minutat e para, por “Aspirinat” shfrytëzuan mirë hapësirat e krijuara duke shënuar dy herë me Stanisicin dhe Grimaldon.
Bayerni bëri gjithçka për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por e pati të pamundur ta çante mbrojtjen vendëse.
Bayer Leverkusen – Bayern Mynih, sfida që mund të rezultojë vendimtare për titullin e Bundesligës. “Aspirinat” presin në “BayArena” kampionët e 11 sezoneve të fundit, me dëshirën e zjarrtë për të krijuar një shkëputje prej pesë pikësh ndaj bavarezëve.
Leverkuseni mund të mos jetë në gjendjen e tij më të freskët pasi kishte nevojë për 90-minutësh impenjativ për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës.
Mirëpo Tuchel ka mungesa të rëndësishme në formacion si Davies, Coman e Gnabry.
Leverkuseni është skuadra e vetme e Bundesligës që ende nuk ka pësuar humbje në këtë sezon. Ja si rreshtohen skuadrat në fushë:

