Ylli kosovar pas formës së mirë që po kalonte para bllokimit të futbollit, pritej që të kthehej në fushë në ndeshjen e djeshme të Basel kundër Lausanne, në kuadër të Kupës së Zvicrës.

Por Zhegrova nuk ishte i ftuar as në 18-shen e parë, derisa tani klubi zviceran ka konfirmuar se lojtari ka pësuar dëmtim në ligamentet e këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar, transmeton lajmi.net.
”Mesfushori i FCB, Edon Zhegrova pësoi dëmtim të ligamentit në këmbën e majtë në një ndeshje stërvitore javën e kaluar. Pas disa ekzaminimeve, tani është e sigurt që 21-vjeçari do të jetë jashtë fushave deri në njoftimin e mëtutjeshëm dhe për fat të keq do të humbasë ndeshjet e radhës të FC Basel 1893”.
”FCB i uron Edon Zhegrovës një rikuperim të shpejtë dhe një rikthim në fushën e futbollit sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e klubit. /Lajmi.net/

