Barcelona – Napoli, ndeshja e radhës që pritet të luhet pa tifozë

Gerard Figueras, sekretari i përgjithshëm i sportit për rajonin e Katalonjas, ka rekomanduar që loja të zhvillohet pa tifozë në ‘Camp Nou’ më 18 mars në një përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Masa tashmë është zbatuar për takimis mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund në kryeqytetin francez, që zhvillohet të mërkurën, transmeton lajmi.net.

Duke folur për RAC1, Figueras tha: “Rruga e kujdesshme që unë do të rekomandoja është që loja të luhet pas dyerve të mbyllura”.

“Vendimi nuk është marrë ende. Midis sot dhe nesër, do të ketë takime midis departamenteve të ndryshme qeveritare dhe klubit”. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close