12 orë para fillimit të ndeshjes kundër Villarreal, Barcelona ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm në faqen zyrtare të skuadrës. Junior Firpo nuk do të udhëtojë me skuadrën.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Mungesa e Junior Firpo nuk është e pëlqyer për Quique Setien, pasi trajneri ka vetëm Jordi Alban (natyral) për krahun e majtë të mbrojtjes.
Mbetet të shihet se si do të bëhen rotacionet për atë pozicion, nëse një gjë e tillë do të jetë e nevojshme.

