Pas Miralem Pjanic, Barcelona po kërkon të transferojë nga Juventus edhe mbrojtësin Matthijs de Ligt.

Sport raporton se katalanët kanë paraqitur një ofertë prej 75 milionë euro për për mbrojtësin e Juventusit.
Reprezentuesi holandez ka pasur një fillim të vështirë në Itali pas transferimit verën e kaluar nga Ajax, dhe Barcelona shpreson t’i jap një mundësi tjetër, duke e transferuar në ‘Camp Nou’.
Por duket se Juventus e sheh të ardhmen e mbrojtjes te 20 vjeçari, duke mos pranuar ofertën e Barcelonës.

