Katalanët janë pajtuar t’i paguajnë 4.5 milionë euro brazilianëve të Sao Paolo, për futbollistin 19 vjeçar.

Maia, ka nënshkruar me Barcelonën kontratë pesë vjeçare, dhe në kontratën e tij është vendosur klauzola e lirimit prej 300 milionë eurosh.
“Barcelona ka arritur marrëveshje me Sao Paolon për nënshkrimin e Gustavo Maia, i cili do t’i bashkohet Barcelonës B”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
Sigurisht që pas adaptimit në futbollin spanjoll, Maia shumë shpejt pritet të përfshihet në skuadrën e parë të Barcelonës./Lajmi.net/

