Ish-lojtari i ekipit kombëtar të Italisë verën e kaluar u rikthye në Serie A nga Ligue 1, duke shënuar pesë gola në 19 ndeshje.

Balotelli do të largohet nga Brescia pasi prishi raportet me drejtuesit e klubit, të cilët gjithashtu janë deklaruar të pakënaqur me italianin.
E ardhmja e tij po lidhet në një kontinent tjetër, saktësisht te LA Galaxy, pjesë e të cilëve në të kaluarën ka qenë edhe Zlatan Ibrahimovic.
Mario Balotelli gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e shumë skuadrave si Inter, Milan, Manchester City, Liverpool, Nice dhe Marseille.

