Balotelli – Brescia, i vjen fundi bashkëpunimit

Ka pasur shumë raportime ditëve të fundit se lojtari nuk është paraqitur në stërvitje, ose po punonte veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës.

“Unë përpiqem të shmang veprimet juridike dhe çështja e Balotellit është harxhuar sepse nuk ka futoll dhe asgjë tjetër për t’u diskutuar”, ka deklaruar Cellino, përcjell lajmi.net.

“Ai është një djalë i çuditshëm, ai nuk e ka më mendjen me ne dhe unë po e marr si të mirëqenë largimin e tij. Nuk është domosdoshmërisht e ndryshme nga ato që ka bërë gjithmonë në karrierën e tij. Ai është thjesht pak anarkik2.

Brescia janë në fund të tabelës në Serie A, dhe rrezikojnë seriozisht largimin nga elita e futbollit italian.

“Kontrata e tij anulohet automatikisht në rast rënie në Serie B, kështu që me gjitha gjasat ai do të jetë një lojtar i lirë në sezonin e ri, duke marrë parasysh statusin tonë”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close