Pjesa e parë e kësaj ndeshje u zhvillua me intensitet të lartë, me pesë gola të shënuara.

Jetmir Topalli në minutën e 4’, kaloi në epërsi Ballkanin, ndërsa Mergim Pefqeli në minutën e 9’, barazoi në 1:1 rezultatin.
Vazhdimi i pjesës së parë i takoi në tërësi vendasve, që shënuan edhe tri herë të tjera.
Blend Baftiu në minutat 16’ dhe 18’, shënoi dy herë, për 3:1.
Në minutën e 38′, Ermal Krasniqi shënoi për 4:1, për të vulosur fitoren e vendasve që në pjesën e parë.
Gjatë pjesës së dytë u shënua vetëm një gol, me Artur Maganin që çoi epërsinë në 5:1.
Me këtë fitore Ballkani numëron 59 pikë, dhe renditet në vendin e dytë./Lajmi.net/

