Skuadra e Gian Piero Gasperini, Atalanta është kthyer me tre pikë nga udhëtimi te Parma, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 37-të.

Vendasit e Parmës kaluan të parët në epërsi, me golin e Dejan Kulusevski.
Atalanta përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke shënuar nëpërmjet Ruslan Malinovsky dhe Alejandro Gomez.
Me këtë fitore, Atalanta numëron 78 pikë, dhe renditet në vendin e dytë, duke pritur rezultatin e sfidës Inter – Napoli.

