Arthur refuzon të luajë për Barcelonën në Champions

Braziliani Arthur do t’i bashkohet Juventusit këtë verë, në një marrëveshje që sheh Miralem Pjanicin të shkojë në anën e kundërt, por kontrata e tij me Barcelonën zgjat deri në përfundimin e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Quique Setien u ka dhënë lojtarëve të tij një pushim të shkurtër pas përfundimit të La Ligas, dhe 23 vjeçari ka shfrytëzuar mundësinë që të rikthehet në vendin e tij.

Ai është pritur që t’i nënshtrohet testimit për COVID-19 këtë javë dhe të fillojë përgatitjet për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, po Arthur ka njoftuar klubin se nuk do të rikthehet.

Barcelona ka paralajmëruar atë se ai do të shkelë kontratën e tij dhe do të përballet me gjobë për këtë sjellje, por ai qëndron i vendosur dhe nuk pranon të përfaqësojë përsëri anën e Quique Setien.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close