Arteta: Nëse jo Premier Ligën, atëherë do ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Arsenali humbi pikë të konsiderueshme në garën për titullin në Premier Ligë pasi barazoi 0-0 me Notingam Forestin, ndërsa rivalët e tyre,  Liverpulli arritën një tjetër triumf për të rritur epërsinë në krye të tabelës në 13 pikë.

Trajneri i skuadrës londineze, Mikel Arteta, nuk e humb optimizmin se ekipi i tij do të fitojë një trofe. Spanjolli nuk beson se beteja është e humbur as në Angli dhe ka ende ndeshje të Ligës së Kampionëve.

“Jam i zhgënjyer që nuk fituam. Ne dominuam, nuk u lejuam asgjë. Por përsëri na mungoi cilësia në përfundim. Për ne sfida mbetet e njëjtë. Pyetja është se sa mund të bëjmë. E njëjta pyetje u bë një javë, dy, tre muaj më parë. Ne humbëm dy pikë sot, që është e dhimbshme, por nuk po heqim dorë nga një trofe. Ne kemi përpara Ligën e Kampionëve, një kompeticion shumë i bukur”, tha Arteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close