Ylli i Topçinjve Aubameyang hyn në vitin e fundit të kontratës së tij dhe pranon se ende nuk ka vendosur nëse ai do ta zgjasë qëndrimin në kryeqytetin anglez.

Aubameyang e ka etiketuar vendimin e tij si “ndoshta më i rëndësishmi” i karrierës së tij dhe, duke folur me Telefoot gjatë fundjavës, 31-vjeçari la të kuptohet se ngërçi aktual në bisedime është kryekëput faj i Arsenalit dhe jo ai.
“Unë mendoj se është përgjegjësia jonë ta bëjmë atë të ndiejë se ky është hapi i duhur tjetër në karrierën e tij”, tha Arteta, përpara udhëtimit të së mërkurës në mbrëmje në Manchester City.
“Për ta bërë këtë ai duhet të ndihet i vlerësuar. Ai duhet të ndiejë se ai na përket neve dhe se ne e duam atë – dhe atëherë ai me të vërtetë duhet të besojë se mund ta çojmë këtë klub përpara në mënyrën si duam të bëjmë. Ai do të jetë një lojtar kryesor për ta bërë atë”, u shpreh ai.

