Arsimi heq dorë nga miqësorja me GFK Ohrid

KF Arsimi e njofton opinionin publik se ka marrë vendim për anulimin e ndeshjes miqësore, e cila ishte planifikuar të zhvillohej kundër GFK Ohrid.

NJOFTIMI:

Ky vendim është marrë si pasojë e paraqitjes dhe qarkullimit të informacioneve të fundit në opinionin publik, të cilat lidhen me dyshime rreth integritetit të një ndeshjeje miqësore të zhvilluar nga ekipi kundërshtar.

Me qëllim të ruajtjes së integritetit të klubit tonë, respektimit të parimeve të fair-play, konkurrencës së ndershme dhe transparente, si dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe kredibilitetin e futbollit në vend, KF Arsimi 1973 vlerëson se në këto rrethana nuk është e përshtatshme të marrë pjesë në ndeshje që mund të lënë hapësirë për dyshime apo perceptime të gabuara në opinionin publik.

Ne e mbështesim Federatën e Futbollit të Maqedonisë, e cila në mënyrë të vazhdueshme angazhohet për ruajtjen e integritetit, rregullsisë dhe transparencës së garave, si dhe në luftën kundër të gjitha dukurive që mund të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e futbollit.

Ky vendim nuk përfaqëson akuzë apo nxjerrje të parakohshme të përfundimeve ndaj asnjë subjekti, por është një qëndrim parimor dhe i përgjegjshëm, i orientuar drejt mbrojtjes së reputacionit, imazhit dhe vlerave të klubit tonë.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

Me respekt,
KF Arsimi 1973

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close