Aubameyang lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal tash e disa kohë dhe me merkaton e verës që po afron zërat veçse po shtohen.

Në rast se sulmuesi nga Gaboni vendos të largohet nga ‘Emirates’, Arsenal tashmë kanë gati emrin për ta zëvendësuar.
Sipas raportimeve të medieve britanike, Raul Jimenez shihet si zëvendësuesi i Aubameyang, transmeton lajmi.net.
Aubamyeang ka më pak se një vit kontratë të mbetur me Arsenal dhe lehtë mund të largohet këtë verë.
Mbetet të shihet se si do të ecin punet për skuadrën e ‘Gunners’. /Lajmi.net/

