Më herët u përfol në media për një reduktim të pagave te Shkëndija, por nuk kishte asnjë konfirmim nga klubi tetovar. Ndërkohë mesfushori i kampionëve në fuqi, Armend Alimi në emisionin “Java Sportive” ka konfirmuar se klubi kuqezi ka marrë masa për zbritje të pagave në këtë situatë të pandemisë me koronavirusin.


