Arian Ademi lë pas lëndimin, gati për ndeshjen në fundjavë

Reprezentuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arian Ademi ka lënë pas vetes lëndimin dhe si duket do të jetë gati për tu rikthyer në fushë.

Kapiteni i Dinamo Zagrebit lëndoi këmbën dhe humbi të gjitha përgatitjet dimërore me skuadrën e tij.

Për këtë arsye ishte jashtë kombinimit edhe në ndeshjet e para të gjysmësezonit pranveror në elitën e Kroacisë dhe Kupë. Ndërkohë sipas informacioneve të fundit, Ademi është rikuperuar dhe ka filluar me stërvitje, ndërsa pritet të jetë në kombinim për ndeshjen e fundjavës që Dinamo Zagrebi e luan ndaj Osijekut. /Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close