Ardit Iljazi e mbyll aventurën te Teuta e Durrësit 

Ardit Iljazi nuk do të jetë pjesë e Teutës së Durrësit. Mbrojtësi shqiptar nga Gostivari ka mbyllur aventurën me skuadrën nga Superliga shqiptare, pas gjashtë muajve të kaluara në ekipin e Teutës. 

Ai te Teuta u transferua nga Erzeni ku luajti më herët. Kjo ishte eksperienca e parë e Ardit Iljazit në kampionatin shqiptar, përderisa më herët ka luajtur për Shkupin në Maqedoninë e Veriut dhe Gostivarin, nga aty ku është rritur si profesionist. 

Ardit Iljazi në merkaton e janarit do të kërkoj ambient të ri për të vazhduar karrierën e tij. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close