Ardian Nuhiu: Futbollistët lanë shpirtin në fushë, tifozët bën spektakël në tribuna

Drita fitoi derbin e madh ndaj Gjilanit në Superligën e Kosovës me rezultatin 2:0. Pas kësaj sfide shumë të rëndësishme, ka folur trajner i Dritës, Ardian Nuhiu, duke u shprehur ndeshja është fituar me plot meritë.

“Sot pamë një ndeshje të Superligës, pati gjithçka, raste, shtylla dhe fituam ndeshjen me plotë meritë. Ishim të kujdesshëm me topa të lartë, i kemi mbyllur mirë, na kanë rrezikuar me shtyllat nga goditjet standarde, krijuam dhe në pjesën e pare. Çunat besuan dhe lanë shpirtin në fushë për të marrë këtë fitore. Tifozët bënë spektakël në tribuna”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close