Vrasja e George Floyd nga një polic në Minneapolis ka bërë që protestat për barazi racore të përshkallëzohen nëpër ShBA dhe vende të Evropës.

Një nga protestuesit në këtë fushatë ishte edhe MVP i NBA, Giannis Antetokounmpo, i cili të veshur kishte një maicë me mbishkrimin “I Can’t Breathe” – “Nuk mund të marrë frymë”.
“Ky është qyteti ynë. Ne duhet të dalim këtu dhe të mbështesim. Ne duam ndryshim. Ne duam drejtësi. Kjo është arsyeja pse jemi këtu. Kjo është çfarë do të bëjmë sot. Kjo është pse do të marshoj me ju. Dua që fëmijët e mi të ecin në Milwaukee, jo të frikësohen nga kyv end. Nuk dua që fëmijët e mi të kenë urrejtje në zemër”, ka thënë Antetokounmpo, transmeton lajmi.net.
“Nuk e bëjmë këtë për publicitet. Nuk më intereson për atë. Unë vetëm dua që qyteti i Milwaukee ta di se unë jam këtu”, ka shtuar Giannis.
Giannis Antetokounmpo është në rrugë të mirë që të mbrojë çmimin e MVP edhe këtë edicion. /Lajmi.net/

