Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski ka publikuar listën për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Armenisë dhe Gjeorgjisë në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Në listën e Angellovskit nuk ka shumë ndryshime nga e kaluara, me Avramovskin që është ftuar, por nuk dihet a do të mund të luaj për shkak lëndimit.

Nuk do të mund të luaj as Ferhan Hasani për shkak të kufizimeve të Kovidit në Finlandë. Ndërkohë Egzon Bejtullai është futbollisti i vetëm nga kampionati vendor i përfshirë në listën e Angellovskit për këto dy ndeshje. Grumbullimi i përfaqësueses A të Maqedonisë është përcaktuar me 31 gusht në orën 12:00 në Shkup. Përfaqësusja e vendit ndeshjen me Armeninë e luan në Shkup me 5 shtator, ndërsa tre ditë më vonë e zhvillon transfertën me Gjeorgjinë./Sportmania/

