Ançeloti rikthehet në Seria A? Klubi italian ka nisur bisedimet

Real Madridi përballet me një ofensivë nga një klub italian për teknikun Karlo Ançeloti. 

Ishte një sezon i turbullt për Romën, ku pa Daniele De Rossin të shkarkohej për Ivan Juriç në start të sezonit. 

Aventura e kroatit nuk zgjati më shumë se disa muaj, para se legjenda e klubit Klaudio Ranieri të emërohet në stol, por megjithatë, në të njëjtën kohë kishte thashetheme se ‘Giallorossët’ janë të interesuar edhe për Ançelotin.

Sipas një raportimi nga Diario AS, Roma ka hapur bisedimet me kampin e Ancelottit për të bërë përpjekje që ta bindin italian t’u bashkohet atyre në fund të sezonit. 

Familja Friedkin e sheh Ancelottin si përgjigje për problemet e tyre dhe janë të përfshirë personalisht në negociatat për ta sjellë atë në kryeqytetin italian.  Ançeloti ka kaluar tetë vite tek Roma si lojtar, duke luajtur 227 ndeshje dhe duke shënuar 17 gola. Atje ai fitoi katër herë Kupën e Italisë dhe një Scudetto duke shënuar një epokë mjaft të suksesshme

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close