Amiens nis peticionin, kërkon rishikimin e vendimit të Ligue 1

Gjatë javës së kaluar, kampionati francez kishte vendosur t’i jap fund sezonit 2019/20, duke shpallur edhe kampionët, skuadrat që garojnë në Evropë dhe skuadrat që shkojnë në Ligue 2.

Në mesin e skuadrave të rëna nga liga është edhe ajo e Amiens, që tashmë po synon të kontestojë vendimin.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports News’, Amiens kanë nisur një peticion, ku bëjnë thirrje që PFL të rishikojnë vendimin për fundin e mëhershëm të Ligue 1, transmeton lajmi.net.

Një peticion i tillë vështirë se do të merret parasysh. Ankesa ka pasur edhe nga skuadra e Olympique Lyon, të cilët insistonin se do ta apelojnë vendimin në gjykatë.

Ministrja e sportit në Francë asokohe jepte një përgjigje të thjeshtë. “Nëse doni gjykatë, shkoni në gjykatë”.  /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close