Alves: Neymar mund ta bëjë Barcën përsëri të madhe

Neymar JR sikur në çdo merkato viteve të fundit, edhe kësaj radhe lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Barcelona po kalon në një krizë të madhe rezultatesh dhe po shohin për përforcime. Neymar është emri kryesor, së bashku me atë të Lautaro Martinez.

Lidhur me mundësinë e transferimit të Neymar ka folur edhe Dani Alves, i cili beson se braziliani mund ta rikthejë Barcelonën në majat e futbollit.

“Të vetmin që kam tentuar ta bind që të shkojë te Barcelona ishte Neymar. Ai kishte oferta të mëdha nga Real Madrid dhe unë i thash se nëse dëshironte të ishte i lumtur duhej të shkonte te Barcelona”, ka thënë Dani Alves, transmeton lajmi.net.

“Është hera e vetme kur kam bindur dikë për diçka. Nëse do të isha ai, unë do të kthehesha pa menduar dy herë” , ka shtuar mbrojtësi i djathtë.

“Të gjithë e dinë se Ney mund të ndihmojë Barcelonën, Messin dhe klubin që të jenë të mëdhenj përsëri në La Liga dhe Evropë”, ka thënë mes tjerash Alves.

Neymar aktualisht luan me skuadrën e PSG, por sezonet e fundit ka lënë të kuptohet se nuk është shumë i lumtur. Së fundmi raportohej se Barca po punon për një ofertë që mund të përfshijë Ousmane Dembele, për të siguruar kartonin e lojtarit. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close