Alli suspendohet për ndeshjen ndaj Man Utd, shkaku i postimit të një video lidhur me koronavirusin

Ylli i Tottenham Hotspur, Alli, ishte aktiv në rrjetet sociale edhe gjatë kohës kur futbolli u suspendua. Ky aktivitet i ka kushtuar lojtarit, pasi një video e publikuar nga ai, lidhur me koronavirusin, ka bërë që lojtari së fundmi të dënohet për ndeshjen kundër Manchester United.

FA ka konfirmuar se lojtari do të dënohet me një ndeshje mos lojë, si dhe do të ndjek një kurs të riedukimit. Alli është një nga lojtarët më kontrovers në Premierligë, i cili shpeshherë ka problem me videot që bëhen virale në rrjete sociale. Lojtari është një nga të preferuarit e Jose Mourinho, por këto sjellje mund të ndikojnë edhe në minutat e tij. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close