Dje, Albian Ajeti është zyrtarizuar te gjiganti skocez, Celtic, pas një aventure të dështuar me West Ham United.

Pas kësaj lëvizje interesante në karrierën e tij, lojtari ka dhënë disa komente, ku edhe ka sulmuar ish skuadrën e tij për minutat e pakta që i dhanë në dispozicion.
“Po, të them të drejtën meritova të luaja më shumë, nuk duhet ta fsheh këtë. E meritoja atë”, ka thënë Ajeti, transmeton lajmi.net.
“Por, ky është futbolli, është ashtu siç është. Jam i lumtur tani. Ajo që ka shkuar, ka shkuar dhe tashmë po shikoj përpara”, ka shtuar lojtari i Zvicres.
Ajeti kalonte te West Ham pasi shkëlqente në kampionatin zviceran, por Premierliga ishte kockë e fortë për të.
Mbetet të shihet se si do të bëjë lojtari në Skoci, me Celtic kampion. /Lajmi.net/

