Lojtari i West Ham United, Albian Ajeti, i cili përfaqëson përfaqësuesen e Zvicrës, është afër kalimit në Superligën e Skocisë.

‘Sky Sports’ raporton se marrëveshja është shumë afër për Ajetin që t’i bashkohet skuadrës nga Glasgow.
Reprezentuesi i kombëtares helvetike do të kalojë në Skoci në formë huazimi për një sezon.
Ajeti kalonte te West Ham nga Basel gjatë verës së kaluar, por ka bërë vetëm nëntë paraqitje për klubin në Premierligë.
Mbetet të shihet nëse Celtic dhe West Ham do të finalizojnë marrëveshjen për Albian Ajetin.

