Bale është paraqitur vetëm dy herë pas rifillimit të sezonit në La Liga, me Real Madrid që fitoi titullin në fund.

Uellsiani ka qenë një figurë shumë e diskutuar së fundi, duke bërë veprime që kanë ngjallë reagime të mëdha.
Është raportuar se Real Madrid do të largojë Bale kur afati kalimtar të hapet, por agjenti i lojtarit, ka deklaruar të kundërtën.
“Gareth është mirë. Ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij. Ai po pëlqen jetën në Madrid dhe nuk është duke shkuar askund”, ka deklaruar Barnett.
“Ai është akoma aq i mirë në skuadër sa kushdo tjetër. Tani varet nga trajneri Zinedine Zidane.”.
“Është një humbje e madhe që ai nuk është në skuadrën e Real Madridit për momentin, por nuk do të largohet”.
“Gareth është një nga lojtarët më të mirë në botë. Lojtarët më të mirë në botë nuk shkojnë në huazime”.

