Talenti i Klubit të Mundjes Shkupi vlerësohet për sukseset gjatë vitit 2025.

Abdulaziz Azizi është shpallur sportisti i vitit për të rinj në Skopje, në ceremoninë e organizuar nga autoritetet e qytetit për më të mirët e sportit në vitin 2025.
Ky vlerësim përfaqëson një arritje të madhe për Klubin e Mundjes Shkupi dhe njëkohësisht një motiv shtesë për talentin e ri që të vazhdojë me përkushtim drejt sukseseve të reja.
Çmimi vjen si rezultat i punës së palodhur, disiplinës dhe sakrificës së vazhdueshme, duke dëshmuar se përkushtimi në sport gjithmonë shpërblehet.

