A është i gatshëm Messi për ndeshjen kundër Mallorca? Përgjigjet trajneri i Barcës

Ylli dhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është i gatshëm për ndeshjen e 13 qershorit kundër Mallorca.

La Liga është rikthyer në aksion pas tre muajsh, dhe Barcelona zbret në fushë ditën e shtunë, në udhëtim te Mallorca.

Lionel Messi kishte pësuar një lëndim ditë më parë, dhe kishte dyshime nëse do të ishte i gatshëm për ndeshjen kundër Mallorca.

Por, lojtari është rikuperuar, dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Setien.

“Messi është 100 për qind i gatshëm. Ai ndjehet perfekt dhe është shumë mirë”, ka deklaruar Setien.

Ndeshja mes Mallorca dhe Barcelonës luhet ditën e shtunë, me fillim nga ora 22:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close