Kjo garë, sipas Titov, është në rrugën e duhur që të zhvillohet para tifozëve në Sochi.

“Unë mendoj se gara jonë ka mundësi të zhvillohet para tifozëve. Por duhet të dimë se situata me epideminë është mjaft e ndërlikuar dhe është shumë herët të thuhet se si do të duket gjithçka në fund të shatorit”, ka deklaruar Titov, përcjell lajmi.net.
“Sigurisht, nëse Grand Prix do të jetë pa tifozë, atëherë do të jetë një format i ndryshëm i punës”.
Në Formula 1 për momentin kanë dy synime, që në Austri të zhvillohen dy gara, më 5 dhe 12 korrik, dhe më pas të përcaktohen të gjitha detajet tjera.
Rusët janë optimistë se në garën e tyre do të ketë tifozë./Lajmi.net/

