Të dy këta lojtarë, janë më të përfolurit për transferimin te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

“Nuk është e vërtetë që Barcelona po negocion për lojtarët. Ata janë vetëm të interesuar të dinë kur do të rikthehemi”, ka deklaruar Tebas, përcjell lajmi.net.
“Do të ketë tregti lojtarësh, por në këtë moment askush nuk po flet për atë. Po pres të mësoj se kur sezoni do të rifillojë”.
“Gjithçka është ndaluar. Barcelona nuk po negocion për Neymar ose Lautaro. U befasova kur dëgjova për këtë. Ata nuk janë duke bërë asgjë për këtë”./Lajmi.net/

