Ibra paraqitet në miqësoren e Hammarby, madje shënon edhe gol

Pavarësisht COVID-19, ku janë ndaluar shumë aktivitete sportive, suedezi po tregon të jetë më “i fortë” se virusi.

Ai me leje speciale po stërvitet te skuadra Hammarby, ku ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore brenda ekipit.

Ibra, përveç paraqitjes, arriti madje edhe të shënonte.

“Jam shumë mirënjohës që më lejuan të stërvitem me Hammarby dhe të luaj një ndeshje miqësore. Dihet që në Itali dhe pothuajse në gjithë Evropën nuk mund të stërvitesh, ku duhet të qëndrosh në shtëpi gjatë gjithë kohës. Është ndryshe këtu”, ka deklaruar Ibrahimovic./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close