Skuadra e Lazios është duke e mposhtur Lokomotivën e Moskës me rezultat 2-0, shkruan lajmi.net.

Toma Basic ishte ai që hapi serinë e golave në min e 13’ pas një asistimi të Pedro Rodriguezit.
Ekipi italian nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme në kërkim të goli të dytë.
Ishte Patric Gabarrano ai që dyfishoi epërsinë në min e 38’ pas asistimit të Luis Albertos.
Në min e 42’ për Lazion në lojë u inkuadrua futbollisti kosovar, Vedat Muriqi që zëvendësoi Ciro Immobilen.
Në duelet tjera West Hami po mposht Rapidin e Vienës 1-0 me golin e Declan Rice, ndërsa nuk ka ende gola në derbin mes Marseilles dhe Galatasarayt. /Lajmi.net/


