‘ESPN’ raporton se Chelsea janë duke monitoruar situatën e Pierre-Emerick Aubameyang me Arsenal, duke shikuar për një lëvizje të mundshme gjatë verës, transmeton lajmi.net.

Dëshira primare e ‘Bluve’ është Moussa Dembele i Olympique Lyon, por Aubameyang po shihet si alternativë në rast dështimi .
Tek Arsenal në anën tjetër, shpresojnë që sulmuesi nga Gaboni do të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.
Mbetet të shihet nëse Chelsea do të arrijë të sigurojë shërbimet e Dembele, ose alternativës Aubameyang. /Lajmi.net/

