Torres në janarin e vitit 2011, në ditën e fundit të afatit kalimtar, bëri një lëvizje të çuditshme, duke u larguar nga Liverpool në drejtim të Chelsea.

Dhe ndeshja e parë e tij në fanellën e Chelsea, rezultoi të ishte kundër Liverpoolit.
“Mbaj mend që ndeshja e tij e parë ishte në të vërtetë kundër Liverpool”, tha Carragher në një intervistë dhënë së bashku me John Terryn për Sky Sport.
“Unë gjithmonë mendoja se ishte një gabim i madh duke e futur në atë ndeshje, sepse ai ishte akoma Liverpool”.
Me fjalët e Carragher, deri diku u pajtua edhe Terry, duke shtuar se ajo ndeshje dëmtoi ndjeshëm besimin e Torres./Lajmi.net/

